Insajderi
Lajme

Limaj publikon fotografi me Thaçin: Ju presim fitimtar!

Insajderi
20 August 2026 - 22:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj publikon fotografi me Thaçin: Ju presim fitimtar!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor në Hagë, shkruan Insajderi.

Komandant Çeliku, ka shprehur mbështetjen e tij për Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Ju presim fitimtar!”, ka shkruar Limaj në reagimin e tij, teksa ka publikuar një fotografi me Thaçin, ku të dy shihen të veshur me uniformat e UÇK-së.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark