Insajderi
Lajme

Një i vdekur dhe 318 raste të trajtuara në QKUK brenda 24 orëve

Insajderi
21 August 2026 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një i vdekur dhe 318 raste të trajtuara në QKUK brenda 24 orëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person ka humbur jetën, ndërsa janë trajtuar gjithsej 318 raste.

Sipas raportit 24-orësh të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike.

“Në totalin e rasteve të trajtuara;

96 në Emergjencën Internistike,

64 në Emergjencën Kirurgjike,

66 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në mesin e shërbimeve të ofruara në sallën e vogël, janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve”, thuhet në raport.

Raporti bën të ditur se, për nga natyra e lëndimeve, 22 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa është regjistruar edhe një rast i helmimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark