Insajderi
Lajme

Rugova paralajmëron vapën: Sot mund të shënohet dita më e nxehtë e vitit

Insajderi
21 August 2026 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rugova paralajmëron vapën: Sot mund të shënohet dita më e nxehtë e vitit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meteorologu Mendim Rugova ka deklaruar se dita e sotme mund të jetë më e nxehta e vitit, bazuar në parashikimet e fundit për temperaturat.

Rugova, në emisionin “Ora 7”, tha se temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Ndërkohë, në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39 gradë Celsius, ndërsa mund t’i afrohen edhe 40 gradë.

“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, tha Rugova.

Ai theksoi se, ndonëse temperaturat pritet të jenë të larta, ato nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark