Insajderi
Lajme

Dyshohet se e mbajti me forcë në banesë dhe e sulmoi, arrestohet shtetasi serb në Gjilan

Insajderi
21 August 2026 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se e mbajti me forcë në banesë dhe e sulmoi, arrestohet shtetasi serb në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe ka përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 23:45. I dyshuari dyshohet se e ka mbajtur gruan pa dëshirën e saj në banesën e tij, ndërsa gjatë ngjarjes dyshohet se ka përdorur edhe forcë fizike ndaj saj.

“Gjilan / 19.06.2026 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kanosur duke përdorur forcë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Serbisë, të cilën e kishte mbajtur pa dëshirë në banesën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark