Insajderi
Lajme

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari nga INTERPOL-i për kontrabandim me migrantë

Insajderi
21 August 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari nga INTERPOL-i për kontrabandim me migrantë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka ekstraduar sot nga Kosova drejt Shqipërisë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, personi ishte arrestuar pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Ekstradimi është realizuar përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë.

Policia bëri të ditur se procedura është zhvilluar në përputhje me ligjet në fuqi, falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark