Insajderi
Lajme

I mituri në Podujevë qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Insajderi
22 August 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I mituri në Podujevë qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një fëmijë 10-vjeçar është lënduar si pasojë e shkrepjes aksidentale të një arme zjarri dje në Podujevë.

I mitur ka marrë një armë të tipit AK-47 dhe, gjatë manipulimit me të, ka shkrepur një fishek. Predha ka goditur vëllanë e tij 10-vjeçar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij  i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllanë e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar  për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

Gjatë kontrollit në shtëpi, policia ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale një armë AK-47, së bashku me një karikator me 20 fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark