Insajderi
Lajme

Gropat mbeten të hapura, ndonëse Gjilani ka kontrata 2-milionëshe për mirëmbajtjen e rrugëve

Insajderi
22 August 2026 - 10:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gropat mbeten të hapura, ndonëse Gjilani ka kontrata 2-milionëshe për mirëmbajtjen e rrugëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkim Isufi ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugëve në Gjilan, duke thënë se shumë gropa vazhdojnë të mbeten të hapura, ndonëse Komuna ka lidhur kontrata kornizë me vlerë të parashikuar prej 2 milionë eurosh për mirëmbajtjen e tyre.

Isufi ka thënë se po hyhet në muajin shtator, ndërsa qeveria komunale ende nuk ka arritur të sigurojë mbylljen e gropave të krijuara pas reshjeve të dimrit, si dhe atyre të hapura gjatë punimeve në lagjen “Iliria”.

Sipas tij, këto dëmtime paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

Isufi ka rikujtuar se në dhjetor të vitit 2025, Komuna e Gjilanit kishte lidhur dy kontrata kornizë për “Mirëmbajtjen Verore të rrugëve në Komunën e Gjilanit”, për zonat Veri-Perëndim dhe Jug-Lindje, me një vlerë totale të parashikuar prej 2 milionë eurosh.

“Këto kontrata përfshijnë, ndër të tjera, riparimin e gropave, sanimin e dëmtimeve të asfaltit, mirëmbajtjen e pusetave dhe trotuareve, si dhe ndërhyrje të tjera në strukturat rrugore. Përgjegjësia nuk mund t’u atribuohet automatikisht operatorëve ekonomikë të mirëmbajtjes, nëse Komuna nuk ka lëshuar urdhërblerjet përkatëse”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark