Insajderi
Lajme

Fluks i madh qytetarësh nga Kosova në drejtim të bregdetit të Shqipërisë

Insajderi
22 August 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fluks i madh qytetarësh nga Kosova në drejtim të bregdetit të Shqipërisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptar.

Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës, gjatë ditës së shtunë, nga ora 05:00 deri në 10:00, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 24,408 shtetas të Kosovës, me 8,592 mjete të vogla dhe autobusë.

Shifrat tregojnë një lëvizje të konsiderueshme të pushuesve kosovarë, të cilët po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për ditët e fundit të sezonit veror.

Fluksi i mjeteve në kufirin Kosovë–Shqipëri ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet te vijoje edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës.

Me afrimin e fundit të muajit gusht, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit nga Kosova./a2cnn/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark