Insajderi
Showbiz

Kurorëzohen Drita dhe Amiri

Insajderi
22 August 2026 - 13:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurorëzohen Drita dhe Amiri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drita Stublla dhe futbollisti i njohur Amir Rrahmani i kanë dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre dyvjeçare me martesë.

Çifti, i cili shquhet për ruajtjen e jetës private me mjaft hermetizëm, ka vendosur së fundmi të ndajë me ndjekësit pamje nga pushimet e tyre romantike ndër kohë dhe momente nga kurorëzimi.

Pas një propozimi përrallor që ndodhi më 30 maj në ishullin e Sicilisë në Itali, dyshja mori vendimin spontan për t’u martuar zyrtarisht gjatë muajit korrik.

Në imazhet nga kurorëzimi civil, Drita ka treguar me humor edhe prapaskenat e asaj dite të veçantë:

“Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”.

Ndonëse Drita e ka përshkruar veten me shaka si një personazh privat që publikon foto me partnerin e saj vetëm “një herë në dy vite”, detajet e reja nuk u ikën syrit tonë në rrjete socialeDrita ka disa javë që ka ndryshuar mbiemrin në profilin e saj në Instagram, duke e bërë Drita Stublla Rrahmani, dhe tek tani vjen konfirmimi i martesës nga Drita.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark