Mbrëmjen e së premtes, në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë, ka ndodhur një incident dhune mes disa të miturave.
Sipas raportimeve, një vajzë 12-vjeçare është rrahur fizikisht nga një 18-vjeçare. Ngjarja është xhiruar me telefon nga një e mitur tjetër e pranishme, e cila më parë ka qenë e përfshirë në incidente të ngjashme të trajtuara nga organet e rendit. Pamjet e sulmit dyshohet se i janë dërguar edhe një nxënëseje tjetër të së njëjtës shkollë, së bashku me kërcënime për sulme të ngjashme.
Pas publikimit të pamjeve në media nga momenti i ngjarjes, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme.
Policia ka konfirmuar se në stacion janë shoqëruar e dyshuara, viktima dhe një dëshmitare e ngjarjes. Të tria palët janë duke u intervistuar nga hetuesit në kuadër të procedurave ligjore për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Mitropol, transmeton Insajderi.