Insajderi
Lajme

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi  – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Insajderi
23 August 2026 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi  – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kraocisë, duke pritur tërë natën për të vazhduar udhëtimin.

Sipas udhëtarëve që ndodhen në vendngjarje, kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra.

Një mërgimtar në një përgjigje për IndeksOnline ka thënë se ka mbi 9 orë që janë duke pritur në kufirin Serbi – Kraci.

Ai thotë se kanë mbetur pa ujë e ushqime pasi në vendin ku janë nuk ka markete për tu furnizuar.

“Kemi mbi 9 orë që jemi bllokuar në kufirin Serbi – Kraci. Kemi mbet pa ujë e ushqime. Presim nga autoritetet e Kosovës që të bëjnë një zgjidhje të kësaj situatë”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ai ka dërguar edhe një video nga vendi i ngjarjes, e ku shihen kolonat e automjetëve drejt kufirit me Kroacinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark