Insajderi
Lajme

Sot ora 11:00 në Kuvend, a do t’i përgjigjet VV ftesës së PDK-së?

Insajderi
24 August 2026 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot ora 11:00 në Kuvend, a do t’i përgjigjet VV ftesës së PDK-së?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka bërë sërish thirrje për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke njoftuar se sot, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00 do të jetë në sallën e Kuvendit.

PDK ka njoftuar se ftesa i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës dhe të procedohet me konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, deri më tani, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është partia në pushtet, nuk ka pasur përgjigje ndaj kësaj ftese. Sipas PDK-së, përgjigje nuk është marrë as ndaj ftesave të mëparshme për vazhdimin e seancës.

Kjo situatë vjen pasi, në seancën e fundit, kryetari i VV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

PDK ka kritikuar qasjen e partisë në pushtet, duke e cilësuar atë si cenim të rendit kushtetues dhe duke kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Sot, mbetet të shihet nëse VV do t’i përgjigjet ftesës së PDK-së dhe nëse do të ketë zhvillime konkrete drejt vazhdimit të seancës konstituive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark