Insajderi
Lajme

Skandali i Trainkos-it, Rrahmani: Nëse ua zbulon skandalet, pushteti i Kurtit të largon nga puna

Insajderi
24 August 2026 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali i Trainkos-it, Rrahmani: Nëse ua zbulon skandalet, pushteti i Kurtit të largon nga puna
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas skandalit të kompanisë Trainkos, e cila për riparimin e vagonëve në Serbi ka paguar gjysmë milioni euro.

Duke komentuar vendimin e kësaj kompanie për largimin nga puna të punëtorit që raportoi këtë skandal, Rrahmani ka kritikuar ashpër pushtetin e Albin Kurtit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka shkruar se, sipas tij, në këtë pushtet largimi nga puna ndodh nëse dikush guxon t’i publikojë skandalet.

“Sot, e vetmja arsye pse ky pushtet të largon nga puna është nëse guxon t’ua zbulosh skandalet, tenderët e dyshimtë, punësimet partiake dhe keqpërdorimet. Por regjime të tilla gjithmonë kanë rënë. Prandaj, mos u dorëzoni dhe mos heshtni! Publikojeni çdo skandal, çdo mashtrim, çdo keqpërdorim dhe çdo padrejtësi. Frika dhe heshtja janë ato që e mbajnë në këmbë një pushtet autoritar. Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Edhe ky do të shkojë!”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark