Amir Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A.
Futbollisti kosovar ishte stabil dhe i pakalueshëm në fitoren e Napolit ndaj Genoas, në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në Serie A, shkruan “Gazeta Express”.
Golat e vonshëm të Kevin De Bruyne dhe Antonio Vergara ia siguruan fitoren me rezultat 2:0 ekipit napolitan.
Por, merita për këtë fitore i takon padyshim edhe sigurisë së treguar nga Rrahmani në repartin defensiv.
Paraqitja e tij është shpërblyer edhe nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Sofascore, e cila e ka përfshirë përfaqësuesin kosovar në formacionin ideal të javës në Serie A.
Rrahmani u vlerësua me notën 8.2 dhe e gjen veten në qendër të mbrojtjes së bashku me Bremerin e Juventusit.
Ky është një fillim i mbarë për Rrahmanin, i cili po kalon momente magjike si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së blertë.
Së fundmi, kapiteni i Kombëtares së Kosovës u martua me bukuroshen Drita Stublla.