Insajderi
Lajme

Shisnin kokainë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Mitrovicë

Insajderi
25 August 2026 - 12:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shisnin kokainë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve me inicialet R.H. dhe Q.H., për shkak të dyshimit se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës 22 tetor 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, dyshohet se në mënyrë të paautorizuar u kanë shitur personave të ndryshëm substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.22 deri në 0.50 gramë.

Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, te të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike, me peshë të përgjithshme 1.7 gramë, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy telefona mobilë, si dhe 1,700 euro para të gatshme.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprën penale që u vihet në barrë dhe t’u shqiptojë dënim sipas ligjit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark