Insajderi
Sport

Infantino kërkon mbështetje, i josh me para vendet e vogla

Insajderi
25 August 2026 - 12:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Infantino kërkon mbështetje, i josh me para vendet e vogla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë sërish thirrje për më shumë barazi në futbollin ndërkombëtar.

Gjatë një takimi në Republikën Dominikane me përfaqësuesit e Caribbean Football Union, kreu i organizatës botërore të futbollit e theksoi nevojën për ta ngushtuar hendekun që ekziston ende mes fuqive të mëdha të futbollit dhe vendeve me më pak burime.

“Disa, për fat të keq, nuk kanë nevojë ose nuk duan që të tjerët të rriten, por ne duhet ta zvogëlojmë këtë distancë mes vendeve të mëdha, vendeve shumë të mëdha dhe të gjithë të tjerëve”, deklaroi Infantino, në një mesazh të drejtuar veçanërisht federatave më të vogla të rajonit të Karaibeve.

Presidenti i FIFA-s më pas ritheksoi rëndësinë e rritjes së investimeve për ta favorizuar zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të botës.

“Protagonistët e mëdhenj po e bëjnë një punë të shkëlqyer dhe duhet të vazhdojnë të rriten, por duhet të gjejmë investime për të gjithë, duke ofruar mundësi dhe burime për futbollin botëror”, shpjegoi ai.

Infantino e kujtoi punën e bërë nga FIFA gjatë viteve të fundit përmes programeve të zhvillimit të dedikuara federatave me më pak të ardhura, duke garantuar se kjo qasje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Është ajo që kemi kërkuar ta bëjmë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe që do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh numri një i FIFA-s.

Infantino foli gjithashtu për polemikat e fundit rreth projektit për hapjen e Kupës së Botës ndaj investitorëve privatë, duke e nënvizuar nevojën për t’i dëgjuar pozicionet e ndryshme.

“Është e rëndësishme të dëgjohesh, t’i kushtosh vëmendje dhe ta kesh mundësinë ta shprehësh atë që e mendon”, tha ai, duke deklaruar se është “shumë i lumtur për mbështetjen që ka marrë në Karaibe”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark