Insajderi
Insporti

Asllani pranë largimit nga Interi, nga Emiratet vjen oferta që mund t’ia ndryshojë karrierën

Insajderi
25 August 2026 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asllani pranë largimit nga Interi, nga Emiratet vjen oferta që mund t’ia ndryshojë karrierën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Interi po punon për ta reduktuar numrin e lojtarëve në skuadër, ndërsa në mesin e futbollistëve që pritet të largohen është edhe Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar është rikthyer pas huazimeve te Torino dhe Besiktas, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu.

Për Asllanin ka shfaqur interesim Al Jazira nga Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan “Goal”.

Dy klubet tashmë po përpiqen ta arrijnë një marrëveshje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar formula e transferimit dhe nëse vetë futbollisti do të jetë i gatshëm ta pranojë destinacionin e ri.

Më herët, për Asllanin kishin shfaqur interesim edhe klube të tjera, mes tyre Monza.

Asllani, i lindur në vitin 2002, gjatë huazimit të fundit te Besiktas zhvilloi 33 ndeshje, në të cilat shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime.

Interi e bleu mesfushorin nga Empoli, por gjatë viteve të tij në Milano ai e pati të vështirë të gjente hapësirë për shkak të konkurrencës së madhe në skuadër.

Fillimisht, Marcelo Brozovic ishte ai që ia zinte vendin, ndërsa më pas konkurrenca erdhi nga Hakan Calhanoglu.

Në UAE Pro League, Asllanin e pret një kontratë mjaft fitimprurëse, ndërsa Interi po këmbëngul për një transferim përfundimtar të lojtarit.

Tashmë priten zhvillime të reja gjatë orëve të ardhshme, me Al Jaziran që po kërkon ta bindë Interin dhe vetë Asllanin për ta realizuar transferimin.

Për mesfushorin shqiptar, aventura e tij në Milano duket se po shkon drejt fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark