Insajderi
Show

Dy këshillat që Dua Lipa ndoqi në dasmë dhe që çdo nuse duhet t’i provojë

Insajderi
25 August 2026 - 14:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy këshillat që Dua Lipa ndoqi në dasmë dhe që çdo nuse duhet t’i provojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka përshkruar dasmën e saj me aktorin Callum Turner si një ditë “magjike”.

Në një intervistë për kopertinën e revistës Vogue Italia, 31-vjeçarja ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj e re martesore, duke zbuluar edhe dy këshillat më të rëndësishme që mori për ditën e madhe.

“Na këshilluan ta jetonim atë ditë sikur të ishim edhe ne mysafirë – kështu me më pak ankth e më shumë argëtim – si dhe të kërkonim vazhdimisht njëri-tjetrin mes njerëzve, pa e humbur kurrë kontaktin”, është shprehur artistja.

Dua tregoi gjithashtu se gjetja e dashurisë me aktorin 36-vjeçar ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si ajo krijon muzikë.

Këngëtarja shpjegoi se, kur ishte më e re, frymëzohej kryesisht nga ndjenja e thyerjes së zemrës, pasi ishte një emocion i fortë dhe i zhurmshëm. Mirëpo, tashmë ajo dëshiron të eksplorojë se çfarë ndodh kur gjen dashurinë e vërtetë, duke u fokusuar te kompleksiteti i një marrëdhënieje, anët e saj më paqësore dhe detajet e vogla.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni në Siçili, në vilën historike “Valguarnera”, pranë Palermos, më 6 qershor, pasi më parë kishin kryer celebrimin zyrtar në Londër.

Dua Lipa dhe Callum Turner nisën të përfliteshin për një romancë në fillim të vitit 2024, ndërsa e bënë lidhjen zyrtare në korrik të po atij viti. Këngëtarja konfirmoi fejesën e tyre për British Vogue në korrik të vitit 2025, ku u shpreh se vendimi për t’u plakur së bashku dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë vërtet e veçantë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark