Insajderi
Botë

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka bën xhiron e rrjetit

Insajderi
25 August 2026 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka bën xhiron e rrjetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Giorgia Meloni po shijon disa ditë pushimi në Sardenjë, larg angazhimeve politike, së bashku me vajzën e saj, Ginevra. Kryeministrja italiane është fotografuar gjatë një daljeje me varkë në ujërat e ishujve të La Maddalena-s, mes Caprera, Spargi dhe Budelli, ku ka shijuar detin dhe temperaturat e larta të gushtit.

Pamjet e publikuara nga revista italiane Gente tregojnë Melonin teksa hidhet nga varka në ujërat e kaltra të Sardenjës. E veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe syze dielli, kryeministrja duket dukshëm larg atmosferës zyrtare.

Gjatë ditës së pushimit, Meloni dhe vajza e saj kanë eksploruar ujërat dhe bukuritë natyrore të arkipelagut të La Maddalena-s. Sipas revistës, Ginevra po i ngjan gjithnjë e më shumë nënës së saj, ndërsa edhe modeli i ri i flokëve të Melonit ka tërhequr vëmendje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark