Insajderi
Lajme

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë

Insajderi
26 August 2026 - 08:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Këtë herë, deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.

PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Edhe Aleanca është përfshirë në ditët e fundit në këto aktivitete, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi të rikthehet në Kuvend.

Përmes këtyre aktiviteteve, PDK-ja dhe Aleanca po kundërshtojnë zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet derisa të thirret vazhdimi i seancës konstituive./eo/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark