Insajderi
Sport

Donjeta Sadiku kërkon finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, përballet sot me greken Sofia Legaki

Insajderi
26 August 2026 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donjeta Sadiku kërkon finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, përballet sot me greken Sofia Legaki
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku sot vazhdon rrugëtimin e saj drejt medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Sadiku e cila ka arritur gjysmëfinalen do të kërkojë të sigurojë finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë ku përballë do ta ketë boksieren greke, Sofia Legaki.

Përballja e sotme do të nisë nga ora 18:00, kurse Sadiku në çerekfinale kishte mposhtur turken Esmanur Lok me vendim të gjyqtarëve.

Sadiku me arritjen në gjysmëfinale ka siguruar medaljen e bronztë, ndërsa synimi i saj është medalja e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark