Insajderi
Lajme

“Çipsa, pashteta e gullash” Parandalohet kontrabandimi i mbi 5 mijë eurove mallra nga Maqedonia e Veriut

Insajderi
26 August 2026 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Çipsa, pashteta e gullash” Parandalohet kontrabandimi i mbi 5 mijë eurove mallra nga Maqedonia e Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës së mallrave në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, më 26 gusht, një furgon me targa vendore u ndalua pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga drejtimi i fshatit Tanushë, në Maqedoninë e Veriut, drejt fshatit Mjak të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën 9,525 copë çipsa, 700 pashteta dhe 750 konserva gullashi. Për mallrat, drejtuesi nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen apo importimin e tyre.

Vlera preliminare e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara vlerësohet mbi 5 mijë euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore të shmangura.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti do të trajtohet nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark