Insajderi
Insporti

Nicolas Jackson në prag të kalimit te Aston Villa, marrëveshja në fazat e fundit

Insajderi
26 August 2026 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nicolas Jackson në prag të kalimit te Aston Villa, marrëveshja në fazat e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi senegalez Nicolas Jackson është shumë pranë transferimit te Aston Villa, me Chelsea-n që pritet të pranojë ofertën prej 65 milionë funtesh të paraqitur nga klubi anglez.

Jackson tashmë ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe ka zhvilluar bisedime me trajnerin e Aston Villas, Unai Emery, duke u bindur nga projekti i klubit.

Marrëveshja mes palëve tashmë ndodhet në fazat e fundit, ndërsa pritet vetëm miratimi përfundimtar i disa detajeve të kontratës.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, Jackson do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, përpara se transferimi i tij te Aston Villa të zyrtarizohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark