Insajderi
Insporti

Mbappé shpërthen në epokën e Mourinhos, Real Madridi “shkel” Sociedadin me katër gola

Insajderi
26 August 2026 - 23:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappé shpërthen në epokën e Mourinhos, Real Madridi “shkel” Sociedadin me katër gola
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi ka shënuar një fitore të thellë ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së dytë të La Ligës.

Protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte sulmuesi francez Kylian Mbappé, i cili realizoi tre gola, duke udhëhequr skuadrën madriliene drejt fitores.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Vinicius Junior, i cili kontribuoi me një gol për Real Madridin.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e shënoi Sucic, në minutën e 44-t të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madridi është ngjitur në pozitën e parë në tabelë me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark