Insajderi
Lajme

Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president

Insajderi
27 August 2026 - 12:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, por ende nuk ka propozuar një emër për këtë post.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se situata aktuale, sipas tij, po e çon vendin drejt bllokimit.

“Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim. Logjika është e njëjtë: me e blloku Kosovën”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se PDK-ja nuk sheh hapësirë për të votuar një kandidat për president nga Vetëvendosje.

“PDK-ja, nuk mendoj që ka hapësirë për me votu një president të VV-së”, ka thënë deputeti.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje politike, ai ka shprehur mosbesim ndaj Albin Kurtit.

“Unë nuk i besoj Albin Kurtit në përpjekjet që i bën për të arritur një marrëveshje politike”, është shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark