Insajderi
Lajme

“Naftën e paguan qytetari”, Musliu publikon videon: Makina e Qeverisë qëndron ndezur për t’i bërë fresk Kurtit

Insajderi
27 August 2026 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Naftën e paguan qytetari”, Musliu publikon videon: Makina e Qeverisë qëndron ndezur për t’i bërë fresk Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një video në Facebook, ku pretendon se një makinë e Qeverisë së Kosovës qëndron ndezur para objektit të Qeverisë “për t’i bërë fresk Albin Kurtit derisa është brenda ndërtesës”.

Musliu ka thënë se naftën për këtë automjet e paguan qytetari përmes taksave.

Në postimin e saj, Musliu ka shkruar:

“ Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të Qeverisë, për t’i bërë fresk Albin Kurti deri sa është brenda ndërtesës.

Naftën e paguan qytetari përmes taksave. Fermeri e blen naftën nga xhepi i vet për ta punuar tokën, ndërsa pushteti e harxhon nga paratë e qytetarëve.

Për qytetarin: dorë e shtrënguar.

Për fermerin: barrë mbi shpinë.

Për pushtetin: dorë e lirë, naftë e paguar nga populli!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark