Insajderi
Lajme

Industria e qumështit i shkon në derë ministrit Muja, paralajmëron masa të tjera

Insajderi
28 August 2026 - 14:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Industria e qumështit i shkon në derë ministrit Muja, paralajmëron masa të tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës kanë shkuar në Ministrinë e Bujqësisë, ku kanë dorëzuar kërkesat e tyre dhe po tentojnë të zhvillojnë një takim me ministrin në detyrë, Armend Muja.

Shoqata kërkon kthimin e menjëhershëm të prodhimit, si dhe publikimin e një komunikate nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes së cilës do të konfirmohej siguria e produkteve të industrisë vendore.

Ndër kërkesat e industrisë është edhe anulimi i vendimit të 15 majit 2026, me numër 1414, të nxjerrë nga ministri Muja.

Po ashtu, ata kërkojnë që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të ndërmarrë masa lidhur me çmimet dumping të produkteve të qumështit në treg.

Përfaqësuesit e industrisë kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk adresohen, mund të ndërmarrin masa të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark