Insajderi
Lajme

Meta ashpërson rregullat për të miturit në Instagram e Facebook, vendosen kufizime të reja

Insajderi
28 August 2026 - 14:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meta ashpërson rregullat për të miturit në Instagram e Facebook, vendosen kufizime të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meta ka vendosur masa të reja për rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe adoleshentëve në Instagram dhe Facebook. Sipas marrëveshjes së arritur me 48 shtete amerikane, përdoruesit nën moshën 18-vjeçare do të përballen me kufizime të reja gjatë përdorimit të këtyre platformave.

Një nga masat kryesore është kufizimi i përdorimit në dy orë në ditë. Po ashtu, Instagram dhe Facebook do të bllokojnë aksesin e të miturve nga mesnata deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Përveç këtyre masave, Meta do të fshehë edhe numrin e pëlqimeve për përdoruesit e rinj, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar ndikimin negativ të rrjeteve sociale tek adoleshentët.

Marrëveshja kap vlerën e rreth 18 miliardë dollarëve, ndërsa pagesa do të bëhet gjatë një periudhe 10-vjeçare. Masat e reja do të zbatohen vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shumica e tyre do të qëndrojnë në fuqi për 10 vjet.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se vetëm kufizimi i kohës së përdorimit nuk i zgjidh të gjitha problemet.

Arturo Béjar, ish-drejtor i inxhinierisë në Meta, ka thënë se mënyra se si platformat rekomandojnë përmbajtjen mund të ndikojë në krijimin e varësisë tek adoleshentët.

Sipas tij, edhe pasi të arrihet kufiri prej dy orësh, të rinjtë mund të ndiejnë presion për të vazhduar përdorimin e platformave.

Meta ka bërë të ditur se edhe të rriturit do të mund të aktivizojnë disa kufizime individuale, si përkujtuesit për kohën e kaluar në aplikacion, por nuk do të kenë qasje në të gjitha cilësimet e krijuara posaçërisht për adoleshentët, shkruan Euronews.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark