Insajderi
Botë

Zelensky urdhëron sulme me më shumë dronë ndaj Rusisë

Insajderi
28 August 2026 - 23:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelensky urdhëron sulme me më shumë dronë ndaj Rusisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë në 1,000 në ditë, nga rreth 300 që janë aktualisht.

“Duhet të ketë më shumë, ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim atë”, tha ai në një fjalim pasdite.

Prodhimi i benzinës në Rusi ra në rreth 70% të niveleve të kërkesës së brendshme në fund të gushtit, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainasë detyruan rafineritë kryesore të pezullonin punwn, thanë dy burime të industrisë për Reuters.

Ukraina ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksporti i naftës. Mungesa e karburantit goditi përsëri rajonet ruse në gusht pas një pushimi të shkurtër në fund të korrikut, kur disa autoritete lokale filluan të lehtësojnë ose heqin kufizimet në shitjen e karburantit.

Prodhimi i benzinës në fund të gushtit ra në të njëjtin nivel që ishte në fillim të korrikut, thanë burimet.

Javën e kaluar, pas sulmeve nga dronë ukrainasë, disa rafineri të mëdha, të cilat janë të gjitha njësi të rëndësishme të prodhimit të benzinës, duke përfshirë ato në qytetin e Permit, Nizhny Novgorod dhe Yaroslavl, pushuan së funksionuari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark