Insajderi
Botë

Bosnjë: Mijëra ekstremistë serbë marshojnë për të nderuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiq

Insajderi
29 August 2026 - 20:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bosnjë: Mijëra ekstremistë serbë marshojnë për të nderuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mijëra ekstremistë serbë anembanë Bosnjës lindore dolën në rrugë për të nderuar kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mladiq, i cili u shpall fajtor për vdekjen e të paktën 8 mijë e 372 civilëve boshnjakë.

Pamjet tregojnë njerëz që ndezin qirinj dhe nderojnë Mladiqin si “hero” në qytetet me shumicë serbe të Zvornikut dhe Bijeljinës, afër kufirit serb në atë që ata e quajnë “Republika Srpska”, raporton KP.

Mbështetja për Mladiqin, i cili vdiq në burg në Hagë, është tejet e lartë në pjesët serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark