Insajderi
Lajme

Lezhë: Shpërthen bombola e gazit, gjashtë pjesëtarë të familjes përfundojnë në spital

Insajderi
29 August 2026 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lezhë: Shpërthen bombola e gazit, gjashtë pjesëtarë të familjes përfundojnë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë dykatëshe në Lezhë ka shkaktuar lëndimin e gjashtë anëtarëve të nje familjeje.

Në rrethana ende të paqarta, bombola e gazit ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime të shumta në banesën dykatëshe. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e familjarëve ndodheshin në oborr në momentin e shpërthimit, ndërsa gjashtë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ambulanca dhe Policia, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë bërë transportimin e të lënduarve drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore /Abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark