Insajderi
Lajme

Gjendet i vdekur një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion

Insajderi
30 August 2026 - 08:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet i vdekur një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash. Rastin në polici e ka raportuar djali i tij.

Sipas raportit 24 orësh, policia ka nis hetimet, derisa vdekjen e këtij personi e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar vetëm në shtëpi.

“Dragash / NN. Më 29.08.2026 në stacion është paraqitur ankuesi m/k  i cili ka deklaruar se në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur babai i tij viktima m/k . Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark