Insajderi
Lajme

Sherri mes fëmijëve përfundon në dhunë, Policia arreston dy vëllezërit në Korçë

Insajderi
30 August 2026 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sherri mes fëmijëve përfundon në dhunë, Policia arreston dy vëllezërit në Korçë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

R.H dhe Xh.H, dy vëllezër 32 dhe 28 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Korçës pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 8 të qytetit.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar Bledar dhe Anci Gegolli, të cilët, sipas policisë, janë fqinj me dy vëllezërit e arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Sipas burimeve policore, gjithçka ka nisur pas një sherri mes fëmijëve të dy familjeve, pranë banesave të tyre, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe të rriturit.

Përplasja ka përfunduar në dhunë fizike, ku B.G dhe A.G kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan Vizion Plus, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë metalike.

Pas hetimeve, Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë R.H dhe Xh.H, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark