Insajderi
Lajme

Pesë kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Turqi

Insajderi
30 August 2026 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pesë kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka takuar kadetët para ceremonisë së diplomimit.

Nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli kanë përfunduar pesë vite shkollim, përfshirë një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

Maqedonci ka theksuar se arsimimi dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen në arsimimin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa të diplomuarve u ka uruar sukses në detyrat e tyre të ardhshme në shërbim të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark