Insajderi
Lajme

Tragjedi në Poliçan, shembet masivi i dheut gjatë hapjes së pusit dhe humb jetën 31-vjeçari

Insajderi
30 August 2026 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Poliçan, shembet masivi i dheut gjatë hapjes së pusit dhe humb jetën 31-vjeçari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Zhitom të Poliçanit, teksa po kryheshin punime për hapjen e një pusi uji në tokën e tij.

Gjatë punimeve, një masiv dheu është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili, si pasojë e plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

Për ngjarjen, Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Poliçan

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ka qenë duke punuar në fshatin Zhitom, Poliçan, me mjetin e tij “Fadromë”, për hapjen e një pusi uji në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, banues në fshatin Zhitom, Poliçan.

Gjatë punimeve është shkëputur një masiv dheu dhe ka zënë poshtë shtetasin B. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark