Insajderi
Lajme

OVL-UÇK në Ditën e të Zhdukurve: Serbia mban arkivat dhe përgjigjet, duhet t’i hapë

Insajderi
30 August 2026 - 21:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL-UÇK në Ditën e të Zhdukurve: Serbia mban arkivat dhe përgjigjet, duhet t’i hapë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur solidaritet me familjet e tyre, të cilat prej vitesh presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

Në një reagim në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet peng i heshtjes, kalkulimeve politike apo, siç thuhet në reagim, i shpërfilljes institucionale, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK ka kërkuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve, llogaridhënie dhe drejtësi për familjet e tyre.

“Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, përfundon reagimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark