Insajderi
Lajme

E diela e fundit e gushtit sjell fluks të madh, kolona kilometrike në Shëngjin dhe Balldren-Milot

Insajderi
30 August 2026 - 23:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E diela e fundit e gushtit sjell fluks të madh, kolona kilometrike në Shëngjin dhe Balldren-Milot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë një mbingarkesë të madhe në rrjetin rrugor të Qarkut të Lezhës.

Fluksi i lartë i automjeteve të pushuesve që po largohen nga bregdeti pas përfundimit të fundjavës ka shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe radhë të gjata kilometrike në akset kryesore lidhëse.

Situata më kritike raportohet në aksin rrugor Balldren-Milot, ku lëvizja e mjeteve zhvillohet me ritme mjaft të ngadalta. Paralelisht, vështirësi të mëdha në qarkullim ka edhe në rrugën që lidh plazhin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës, ku prej disa orësh janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimin e plotë të nyjave kryesore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ngritur pika kontrolli dhe orientimi në segmentet më problematike.

Efektivët ndodhen në terren për të lehtësuar rrjedhën e lëvizjes dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark