Insajderi
Lajme

Dëmtohen disa gypa, Graçanica dhe zonat përreth mbesin pa ujë

Insajderi
31 August 2026 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtohen disa gypa, Graçanica dhe zonat përreth mbesin pa ujë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në Graçanicë dhe disa zona përreth, si pasojë e dëmtimit të gypave kryesorë të ujësjellësit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja e furnizimit me ujë ka prekur zonat Graçanicë, Badoc i Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjesë të Sushicës.

Bëhet e ditur se është dëmtuar gypi kryesor DN 225, ndërsa dëmtime janë evidentuar edhe në gypat DN 160 në tri segmente në Graçanicë, si dhe në gypin DN 90 në një segment tjetër.

Ekipet teknike të mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark