Insajderi
Lajme

Rigjykimi për vdekjen e argjentinases, nesër nis seanca ndaj Endrit Nikës

Insajderi
31 August 2026 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rigjykimi për vdekjen e argjentinases, nesër nis seanca ndaj Endrit Nikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën, nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të nisë rigjykimi në rastin e Endrit Nikës.

Gjykata Themelore e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Avokati i Nikës, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ankesa e tij ishte aprovuar nga Gjykata e Apelit.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen.

Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark