Insajderi
Lajme

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë parashikojnë shtatorin me reshje të mëdha shiu

Insajderi
31 August 2026 - 22:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë parashikojnë shtatorin me reshje të mëdha shiu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një vere përvëluese dhe valëve të përsëritura të të nxehtit, Evropa pritet të përballet në shtator me mot më të paqëndrueshëm.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike do të vihen re më tepër në rajonin e Mesdheut.

Ata theksojnë se pas tre muajsh ngrohjeje, deti arrin temperaturat më të larta vjetore dhe përballet me masat e para ajrore të ftohta.

Ky kontrast mund të krijojë sisteme të fuqishme atmosferike dhe reshje shumë intensive.

Sipas meteorologëve, vera e nxehtë e ka “ngarkuar” Mesdheun me energji, duke rritur potencialin për mot ekstrem.

Ndërkohë, El Niño po intensifikohet dhe pritet të ndikojë modelet klimatike globale gjatë muajve të ardhshëm.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se temperaturat e vjeshtës mund të mbeten mbi normalen, ndërsa shkencëtarët druhen se viti 2027 mund të bëhet më i nxehti i regjistruar ndonjëherë./euronews/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark