Insajderi
Lajme

Raportimi i Insajderit për aferat në Byronë e Sigurimeve | Krimet Ekonomike po intervistojnë dhjetëra persona

Insajderi
01 September 2026 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportimi i Insajderit për aferat në Byronë e Sigurimeve | Krimet Ekonomike po intervistojnë dhjetëra persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi merr vesh se Departamenti i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, është duke intervistuar rreth 20 persona lidhur me aferat në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Një hulumtim disa mujor i Gazetës Insajderi për Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), i nisur menjëherë pas arrestimeve të janarit 2026 për aferën e pagesës së dëmeve të fryra ose që nuk kanë ekzistuar fare, ka zbuluar se në këtë institucion ka funksionuar edhe një skemë tjetër e dyshimtë financiare. Sipas dokumenteve të siguruara, disa punonjës të BKS-së kanë përfituar pagesa shtesë përtej pagës zyrtare, të cilat më pas janë tërhequr në para cash. 

Insajderi ka raportuar se fillimisht, në fund të shkurtit 2026, BKS tentoi ta mbyllte rastin me 12 emra — kryesisht staf administrativ dhe punonjës të pikave kufitare:

Meriton Berisha, Doruntina Stublla, Lavdim Statovci, Lindita Cakaj, Saranda Sogojeva, Vanesa Gashi, Arta Kastrati, Ilir Prapashtica, Bashkim Vitija, Fatime Hamiti, Liridon Makolli dhe Afrim Kryeziu.

Me vendimin e 14 prillit 2026, lista e të dyshuarve u zgjerua në 16 persona, duke përfshirë edhe figura të menaxhmentit të lartë: Faik Sylejmani, Rezarta Tafilaj (Drejtoreshë e Departamentit të Sigurimit Kufitar), Edona Ahmeti (Drejtoreshë e Departamentit të Kartonit të Gjelbër dhe MOU) dhe Valmir Rexha (Mbikëqyrës i Dëmeve).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark