Insajderi
Showbiz

Edi ‘mbledh’ burrat’, si e kaloi natën ish-banori i BBVK

Insajderi
01 September 2026 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi ‘mbledh’ burrat’, si e kaloi natën ish-banori i BBVK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teksa Ed Kuçi është ndër emrat më të komentuar të ditëve të fundit në rrjete sociale, ai po vazhdon aktivitetin e tij sikur emri i tij të mos kishte qenë fare në qendër të vëmendjes.

Pas mesnatës, Edi ka publikuar në Instagram një video nga një ndejë tipike shqiptare burrash, me tavolinë të madhe, muzikë live dhe atmosferë festive. Vetë ai nuk shfaqet në pamje, por postimi duket se vazhdon të përcjellë të njëjtin mesazh që ka dhënë edhe përmes aktivitetit të tij të fundit në rrjete, se po e vazhdon përditshmërinë i paafektuar nga gjithë çfarë është thënë për të.

Emri i Ed Kuçit u rikthye fuqishëm në vëmendje gjatë fundjavës, pasi në TikTok nisën të qarkullonin pretendime për një përballje mes tij dhe Joz Markut.

Vëmendja u shtua të dielën, kur në rrjete u shpërndanë edhe pamje ku Edi shihej me kokën e fashuar, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje rreth ngjarjes së shumëkomentuar.

Megjithatë, nga vetë Ed Kuçi deri më tani nuk ka ardhur një sqarim publik për gjithë historinë.

Në vend të kësaj, postimet e tij të fundit japin përshtypjen se ai po zgjedh ta kalojë situatën pa iu përgjigjur zhurmës që është krijuar rreth emrit të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark