Insajderi
Sport

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Taranto

Insajderi
01 September 2026 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Taranto
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Karateisti nga Kosova, Islam Selmani, ka fituar medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, raporton Anadolu.

Selmani u shpall kampion mesdhetar në karate në kategorinë deri 60 kilogramë.

Në finale, karateisti kosovar Selmani fitoi ndaj karateistit turk, Burak Ozdemir, me një loftë të fortë dhe fitore 1 me 0.

Selmani e nisi ditën me fitore 2 me 0 ndaj Sami Tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel ndërsa në gjysmëfinale ishte bindës ndaj grekut Christos Xenos me rezultat 11 me 5.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Taranto, pas asaj në boks në kategorinë e femrave të cilën e rrëmbeu Donjeta Sadiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark