Insajderi
Lajme

Donika Kadaj reagon pas zhvillimeve në LDK: Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë

Insajderi
01 September 2026 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donika Kadaj reagon pas zhvillimeve në LDK: Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilltarja e ish-presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas deklarimeve të disa deputetëve të LDK-së se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Përmes një postimi nw Facebook, Kadaj-Bujupi e ka cilësuar si “destruktivitet” qëndrimin e LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës konsensuale.

“Pas destruktivitetit të treguar nga LDK-ja dhe partitë e tjera, që po kulmon me mosvotimin e një kandidati konsensual, aq shumë të kërkuar dhe të propozuar nga vetë LDK-ja, Albin Kurti ka legjitimitet të plotë që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se nëse konsensusi kërkohet vetëm për t’u refuzuar kur arrihet, atëherë, sipas saj, kërkesa për një mandat që do ta tejkalonte këtë bllokadë është e arsyeshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark