Insajderi
Lajme

Enver Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë

Insajderi
02 September 2026 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, reagoj pasi Qeveria gjermane tha se Rusia qëndron prapa tentativës për sulm me dron të ngarkuar me eksploziv në Aeroportin Leipzig/Halle.

Hoxhaj e ka cilësuar rastin si agresion rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës.

“Droni i ngarkuar me eksploziv në Aeroportin Leipzig/Halle është një akt i qartë i agresionit rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë evropiane. Kosova qëndron fuqishëm përkrah kancelarit Merz, Gjermanisë dhe aleatëve tanë të NATO-s. Lufta hibride kërkon unitet dhe vendosmëri”, ka shkruar Hoxhaj.

Incidenti kishte ndodhur më 4 gusht, ndërsa më 1 shtator autoritetet gjermane njoftuan se të dhënat e institucioneve të sigurisë tregojnë qartë për përfshirjen e Rusisë. Droni ishte gjetur pranë një aeroplani ukrainas dhe ishte çaktivizuar pa shkaktuar viktima apo dëme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark