Insajderi
Lajme

Mungesa e ditarëve dhe librave në shkolla- AKK i kërkon Ministrisë t’i përmbush obligimet e saja

Insajderi
02 September 2026 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mungesa e ditarëve dhe librave në shkolla- AKK i kërkon Ministrisë t’i përmbush obligimet e saja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, bazuar në informatat e adresuara nga drejtorët komunalë të arsimit, shpreh shqetësimin për problemet me të cilat ka filluar viti i ri shkollor.

Shkollave u mungon dokumentacioni i nevojshëm shkollor dhe kurrikular, ndërsa një numër i madh i nxënësve e kanë filluar mësimin pa tekstet shkollore.

AKK sipas një njoftimi për media thotë se, sipas raportimeve të prindërve, ka raste kur mjetet për blerjen e teksteve ende nuk janë transferuar. Këto janë çështje që Ministria e Arsimit është dashur t’i përfundojë para fillimit të vitit shkollor, jo pasi mësimi ka filluar.

AKK kërkon nga Ministria që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj dhe të mos ua bartë komunave, shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve pasojat e vonesave të nivelit qendror.

Nxënësit duhet t’i kenë librat dhe shkollat dokumentacionin që në ditën e parë. Arsimi nuk improvizohet!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark