Insajderi
Lajme

Dy muaj të tjerë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Lagjen e Romëve

Insajderi
02 September 2026 - 17:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy muaj të tjerë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Lagjen e Romëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit A.S.-së, i cili dyshohet për vrasjen e një personi në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar se ndaj të pandehurit është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj.

“Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi, të pandehurit A.S., i llogaritet prej datës 25.08.2026 deri më datë 25.10.2026”, ka thënë Haxhaj.

Ngjarja kishte ndodhur më 27 maj në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku si pasojë e një sulmi me thikë një person kishte humbur jetën, ndërsa vëllai i tij kishte mbetur i plagosur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark