Insajderi
Lajme

E rëndë: Ndahet nga jeta TikTokeri dhe ish-banori i “BBVK”, Laurent Krasniqi

Insajderi
02 September 2026 - 22:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë: Ndahet nga jeta TikTokeri dhe ish-banori i “BBVK”, Laurent Krasniqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku si pasojë e një aksidenti në komunikacion ka humbur jetën një 29-vjeçar.

Viktima e këtij aksidenti tragjik është TikTokeri i njohur dhe ish-banori i “BBVK”, Laurent Krasniqi. Ai pësoi vetëaksident, duke u rrëzuar nga motori gjatë lëvizjes.

I riu është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në QKUK, ku ekipi kujdestar mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbajtur në jetë.

Burime të Prive By LS konfirmojnë se, si pasojë e lëndimeve të rënda të marra, ai nuk ka arritur të mbijetojë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark