Insajderi
Lajme

Daut Haradinaj për vdekjen e Laurent Krasniqit: Ishte punëtor serioz, i përkushtuar dhe i dashur me të gjithë

Insajderi
03 September 2026 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Daut Haradinaj për vdekjen e Laurent Krasniqit: Ishte punëtor serioz, i përkushtuar dhe i dashur me të gjithë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punonjësit të medias dhe personazhit të rrjeteve sociale, Laurent Krasniqi.

Haradinaj ka treguar se për një periudhë e ka pasur bashkëpunëtor Krasniqin, ndërsa e ka kujtuar si një njeri punëtor, serioz dhe të dashur me të gjithë.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Krasniqi, shokët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“Ndarja nga jeta e Laurentit na mërziti të gjithëve. Për një kohë pata rastin ta kem bashkëpunëtor, ku e njoha nga afër si një djalë të ri, punëtor serioz dhe të përkushtuar në punë, por mbi të gjitha si njeri i dashur me të gjithë.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Krasniqi, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.

I përjetshëm kujtimi për ty, Laurent!”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark