Insajderi
Lajme

Në ceremoninë e varrimit të Laurent Krasniqit, policia tregon pse gjobiti dy shoferë

Insajderi
03 September 2026 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në ceremoninë e varrimit të Laurent Krasniqit, policia tregon pse gjobiti dy shoferë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me angazhimin policor gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit, e cila u mbajt sot në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Policia tha se angazhimi i zyrtarëve policorë ishte fokusuar në monitorimin e trafikut dhe krijimin e një qarkullimi të sigurt në rrugët që çonin drejt zonës ku po mbahej ceremonia.

Policia ka bërë të ditur se, falë monitorimit dhe ridrejtimit të automjeteve, ngarkesa në trafik ishte zbutur ndjeshëm.

Megjithatë, sipas Policisë, dy drejtues automjetesh me veprimet e tyre shkaktuan pengesa serioze dhe bllokada në trafik.

“Lëshimi i njoftimit për kundërvajtje trafiku në këto dy raste ishte i domosdoshëm, në mënyrë që të krijohej mundësia për t’u hapur rruga”, thuhet në njoftimin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark